Traditë, kulturë dhe krenari – Atmosferë ‘kuq e zi’ në shkollat e Suharekës për Ditën e Flamurit
Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në shumë shkolla të komunës së Suharekës janë zhvilluar aktivitete të shumta kulturore e festive.
Fëmijët e këtyre shkollave, së bashku me mësimdhënësit e tyre, krijuan një atmosferë mbresëlënëse, plot emocione, kulturë, krenari e frymëzim.
SuharekaOnline ka përzgjedhur disa nga këto aktivitete për t’ju sjellë atmosferën e krijuar nëpër objektet shkollore dhe më gjerë.
SHFMU “Naum Veqilharxhi” – Mohlan
Krahas aktiviteteve brenda shkollës, nxënësit e “Naum Veqilharxhit” kanë vizituar edhe kazermën e FSK-së, me rastin e Ditës së Forcës. Aty, ushtarët prezantuan nga afër kapacitetet e tyre, ndërsa nxënësit patën mundësinë të njihen më shumë me punën dhe misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


SHFMU “Destan Bajraktari”
Kjo shkollë shënoi Ditën e Flamurit përmes një programi kulturor të përgatitur nga vetë nxënësit. Poezitë, këngët dhe recitimet krijuan një atmosferë solemne, duke e nderuar këtë ditë të shenjtë për shqiptarët.




SHFMU “Migjeni” – Gjinoc
Edhe në shkollën “Migjeni”, nxënësit u shfaqën me një organizim të jashtëzakonshëm. Të veshur me rroba kombëtare, të vegjlit performuan poezi, këngë dhe valle të shumta tradicionale, duke sjellë emocione të forta për stafin dhe prindërit.


Shkolla “Vaso Pashë Shkodrani” – Leshan/Terrnje
Këtu, nxënësit të veshur me kuq e zi dhe kostume kombëtare krijuan një atmosferë plot krenari. Programi artistik përfshiu këngë, recitime dhe aktivitete që promovuan kulturën shqiptare dhe respektin për Ditën e Flamurit.


Shkolla 7 Marsi në Suharekë
Edhe kjo shkollë shënoi Ditën e Flamurit përmes një programi kulturor të përgatitur nga vetë nxënësit. Poezitë, këngët dhe recitimet krijuan një atmosferë solemne, duke e nderuar këtë ditë të shenjtë për shqiptarët.



Shkolla e Dobërdelanit
Edhe në Dobërdelan u organizua një program i pasur kulturor, ku mori pjesë edhe drejtori i Arsimit, Remzi Bajselmani. Kjo shkollë, përveç Ditës së Flamurit, shënoi edhe Ditën e Shkollës, duke e bërë festën edhe më të veçantë.



Festime në të gjitha shkollat e Suharekës
Përveç këtyre shkollave, aktivitete të shumta u organizuan gjatë gjithë ditës edhe në institucionet e tjera arsimore të komunës së Suharekës. Nxënësit dhe mësimdhënësit kujtuan me nderim të gjithë heronjtë që sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot, duke kënduar, recituar dhe festuar shqip.
Dita e Flamurit në Suharekë u shënua me shumë dashuri, krenari dhe respekt për historinë, simbolin dhe identitetin kombëtar shqiptar.