Kosova mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Sllovenisë – Asllani godet herët me supergol
Kombëtarja e Kosovës ka nisur për mrekulli ndeshjen e saj të radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026, duke kaluar në epërsi ndaj Sllovenisë që në minutat e para të takimit.
Golin për 0:1 e realizoi sulmuesi Fisnik Asllani, i cili shënoi një supergol në minutën e 6-të, duke befasuar mbrojtjen vendase dhe duke i dhënë Dardanëve fillimin ideal në këtë duel tejet të rëndësishëm.
Pas një performance solide dhe disiplinë të lartë në fushë, pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë e Kosovës, që po tregon vendosmëri të madhe për të marrë pikë të plota në këtë udhëtim të vështirë.
Ky rezultat aktual e mban Kosovën në garë të fortë për kualifikim, teksa Dardanët momentalisht numërojnë 10 pikë, po aq sa Zvicra, duke afruar gjithnjë e më shumë ëndrrën e madhe të pjesëmarrjes në Kupën e Botës.
Me lojën që po zhvillojnë, tifozët kanë arsye të besojnë se Kosova mund ta ruajë epërsinë edhe në pjesën e dytë dhe të marrë një fitore historike.
Mbetet të shihet si do të zhvillohet loja në vazhdim – por nisja ka qenë fantastike për Dardanët.