Javë me mot vjeshtor, sot temperaturat deri në 13°C

10.11.2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë pritet të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të hënën dhe të martën parashihen reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, që në disa zona mund të jenë më të theksuara.

“Nga e mërkura, mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe parashihet mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e hershme të ditës, kryesisht në ultësira,” thuhet në njoftim.

Në përgjithësi, gjatë javës pritet mot tipik vjeshtor, me periudha me diell, vranësira dhe reshje të përkohshme.

“E hënë

Moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale: 5-8 °C
Temperaturat maksimale: 10-13 °C
Era: Kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-7 m/s” thuhet në njoftim.