Sot fillon numërimi i fletëvotimeve për asamblistë

13.10.2025

Sot gjatë ditës së hënë pritet të filloj numërimi i votave për asambleist.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për RTK se sot nisë numërimi për asamblistët.

“Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen në qendrat komunale të numërimit” tha ai.

Ai tha se numërimi do të fillojë në orare të ndryshme, në disa QKN në ora 12:00 dhe në disa të tjera në orën 16:00