Salih Zyba reagon pas arrestimit të Fatmir Shehollit: Disa gazetarë reaguan më shpejt se Prokuroria!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka reaguar ashpër pas arrestimit të Fatmir Shehollit, duke vënë në pikëpyetje mënyrën dhe shpejtësinë me të cilën disa gazetarë reaguan ndaj lajmit. Përmes një postimi publik, Zyba ka përmendur me iniciale disa prej emrave të njohur të gazetarisë kosovare, duke lënë të kuptohet se reagimi i tyre i […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka reaguar ashpër pas arrestimit të Fatmir Shehollit, duke vënë në pikëpyetje mënyrën dhe shpejtësinë me të cilën disa gazetarë reaguan ndaj lajmit.
Përmes një postimi publik, Zyba ka përmendur me iniciale disa prej emrave të njohur të gazetarisë kosovare, duke lënë të kuptohet se reagimi i tyre i menjëhershëm pas arrestimit të Shehollit është i dyshimtë dhe potencialisht komprometues.
“Interesant qysh pas arrestimit të Fatmir Shehollit me nxitim u lajmëruan Lirim M., Berat B., Fitim Ç. dhe Adriatik K.! A nuk do të duhej këta të thonë: mos u ngutni sepse ky nuk është i fajshëm derisa të vërtetohet e kundërta nga gjykata?! Apo e kanë ditur moti (edhe më mirë se prokuroria e policia sot) se ky është spiun i Serbisë dhe kanë komunikuar (e ndoshta edhe bashkëpunuar) me të?”, ka shkruar Zyba.
Sheholli u arrestua së fundmi nën dyshime për bashkëpunim me inteligjencën serbe, ndërkohë që autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota për akuzat që rëndojnë mbi të.