Dy nxënëse të Gjimnazit “Jeta e Re” fitojnë vendet e para në garën e esesë

09.10.2025

Sukseset në arsim e kulturë po vazhdojnë në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë.

Në garën e esesë të organizuar nga Shoqata për Art dhe Kulturë “Elena Gjika”, për nxënësit e shkollave të mesme, nxënëset e këtij gjimnazi kanë spikatur me paraqitjet e tyre të jashtëzakonshme.

Vendi i parë iu nda nxënëses Feride Shpati, ndërsa vendi i dytë nxënëses Anila Haxhiaj, të dyja nxënëse të klasës XII-1. Ky rezultat është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe dashurisë për gjuhën shqipe që kultivohet çdo ditë në këtë institucion arsimor.

Në njoftimin e ndarë nga Gjimnazi “Jeta e Re”, një falënderim i veçantë i drejtohet mësimdhënëses së gjuhës shqipe, znj. Afërdita Spahiu, për angazhimin dhe përkushtimin e saj të pandërprerë në edukimin e brezave të rinj.