Sevilla trondit Barcelonën me fitore bindëse në La Liga
Skuadra e Sevillas ka regjistruar një fitore të madhe dhe surprizuese ndaj Barcelonës, duke triumfuar me rezultat 4:1 në kuadër të javës së tetë të La Ligës.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Sevillas, ku vendasit dominuan qysh nga fillimi, duke treguar qartë se objektivi i tyre ishte marrja e tri pikëve të mëdha.
Serinë e golave për Sevillën e hapi ish-sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pas tij, shënuan edhe Romero, Carmona dhe Adams, duke vulosur fitoren e thellë të andaluzianëve.
Në anën tjetër, Barcelona arriti të shënojë vetëm një herë me anë të Marcus Rashford, i cili realizoi golin e nderit për katalanasit.
Kjo disfatë e lë skuadrën e trajnerit Hansi Flick në pozitën e dytë në tabelë me 19 pikë, ndërsa Sevilla, pas kësaj fitoreje të rëndësishme, ngjitet në kuotën e 13 pikëve.