Sot tri përballje në Superligën e Basketbollit, derbi Trepça–Peja premton spektakël
05.10.2025
Pas fitores së ngushtë të Sigal Prishtinës ndaj Golden Eagle Yllit mbrëmë (76-78), sot Superliga e Basketbollit vazhdon me tre ndeshje të javës së parë.
Në orën 17:00 zhvillohen dy takime paralele: Bashkimi pret Vëllaznimin, ndërsa Bora do të përballet me Rahovecin 029.
Megjithatë, vëmendja kryesore e mbrëmjes do të jetë te derbi i madh mes kampionit aktual, Trepçës, dhe rivalit të tyre të përjetshëm, Pejës. Kjo ndeshje pritet të nisë nga ora 19:00 dhe konsiderohet kryesfida e javës së parë, që pritet të sjellë atmosferë të zjarrtë dhe rivalitet të lartë.
Superliga ka nisur me emocione dhe pritet që edhe sonte basketbolli vendor të dhurojë spektakël për tifozët në palestrat e Kosovës.