Dy të akuzuar për fajde dhe pastrim parash, përfituan 6 milionë euro kundërligjshëm
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, B.M dhe Q.M, për disa vepra penale të rënda, përfshirë:
- Fajde;
- Shpëlarje e parave, në lidhje me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit;
- Falsifikim i dokumenteve;
- Mashtrim;
- Kanosje.
Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2020, të pandehurit në mënyrë të kundërligjshme kanë kontraktuar një shumë të konsiderueshme dhe joproporcionale të pasurisë në këmbim të një shërbimi ndaj të dëmtuarit, duke i dhënë para me fajde disa herë. Për shkak të pamundësisë për kthimin e borxhit, të pandehurit ia kanë tjetërsuar pronën të dëmtuarit në Prishtinë.
Gjithashtu, ata akuzohen se në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore dhe fshehjes së origjinës së parave, kanë konvertuar pasurinë që rrjedh nga aktiviteti kriminal, duke shkaktuar dëm në vlerë prej 6,300,000 euro ndaj të dëmtuarve.
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të anulojë në tërësi të gjitha veprimet juridike të kundërligjshme që lidhen me rastin.
“AKTAKUZË NDAJ DY PERSONAVE, PËR VEPRËN PENALE “FAJDE” DHE DISA VEPRA TË TJERA
Prishtinë, 02 Tetor 2025 – Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj B.M dhe Q.M për veprat penale:
• Fajde;
• Shpëlarja e parave, në lidhje me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit;
• Falsifikim i Dokumenteve;
• Mashtrim;
• Kanosje;
Sipas aktakuzës, të pandehurit B.M dhe Q.M, gjatë vitit 2020 në kundërshtim me ligjin, kanë kontraktuar një shumë të konsiderueshme dhe joproporcionale të pasurisë në këmbim të një shërbimi ndaj të dëmtuarit, duke i dhënë atij para me fajde disa herë.
Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit ia kanë tjetërsuar të dëmtuarit pronën në Prishtinë, pasi nuk ka qenë në gjendje t’i kthejë mjetet financiare.
Gjithashtu, B.M dhe Q.M, akuzohen se në bashkëkryerje, duke e ditur se pasuria rrjedh nga aktiviteti kriminal, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore dhe të fshehjes së vlerës reale, në mënyrë të kundërligjshme e konvertojnë, duke u shkaktuar dëm të dëmtuarve në vlerë prej 6,300,000.00 € (gjashtë milionë e treqind mijë euro).
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të anulojë në tërësi të gjitha veprimet juridike të kundërligjshme.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.