Fillon asfaltimi i rrugës Duhël – Topillë – Grejqevc – Papaz [VIDEO]
27.09.2025
Një projekt i rëndësishëm infrastrukturor është duke marrë formë në Komunën e Suharekës.
Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për ndërtimin e rrugës Qafë – Duhël – Topillë – Grejqevc – Papaz, e cila është cilësuar si një nga investimet më strategjike për rajonin.
Sipas ministrit, kjo rrugë nuk është vetëm një infrastrukturë e re, por një korridor zhvillimi që lidh disa lokalitete me potencial të madh ekonomik, bujqësor dhe social. Projekti synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, të forcojë lidhjet mes fshatrave dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim.
Në videon e publikuar nga ministri shihet se punimet kanë hyrë në fazën e asfaltimit.