Aksident trafiku në Duhël, lëndohen disa persona

26.09.2025

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Duhël të Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një kombi busi.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren. Sipas tij, si pasojë e aksidentit disa persona kanë pësuar lëndime, të cilat kryesisht janë të lehta, ndërsa në vendngjarje janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Është raportuar një aksident trafiku në Duhël, në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një kombi bus. Si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, kryesisht me lëndime të lehta, si dhe dëme materiale”, tha Bytyqi.

Autoritetet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe pritet që të sqarohet edhe shkaku i saktë i ngjarjes.