KB Golden Eagle Ylli udhëton në Shkup për tri ndeshje miqësore radhazi
18.09.2025
Skuadra e basketbollit nga Suhareka, KB Golden Eagle Ylli, do të zhvillojë një seri prej tre ndeshjesh miqësore në Shkup gjatë katër ditëve të ardhshme.
Më 19 shtator ekipi suharekas do të përballet me KB Çairin, ndërsa një ditë më vonë, më 20 shtator, do të luajë kundër KB Madjarit. Turneun miqësor Ylli do ta mbyllë më 22 shtator me ndeshjen ndaj KB Rabotnickit.
Këto sfida do t’i shërbejnë ekipit si përgatitje e rëndësishme për sezonin e ri, duke testuar formën e lojtarëve dhe duke u përballur me skuadra të njohura të basketbollit nga Maqedonia e Veriut. Përveç aspektit sportiv, këto duele përfaqësojnë edhe një moment të veçantë në vitin jubilar të klubit, pasi KB Golden Eagle Ylli po shënon 50-vjetorin e themelimit të tij.

Etiketat
Trepça – Golden Eagle Ylli, përballje e rëndësishme në javën e katërt të Superligës
Vendor 30.10.2025
KB Golden Eagle Ylli nesër pret Vëllaznimin në “13 Qershori” – duel i rëndësishëm në xhiron e tretë
Vendor 25.10.2025