Bizneset e Suharekës me gati gjysmë miliard euro qarkullim vjetor – para Gjakovës dhe Mitrovicës
Një analizë e re e qarkullimit vjetor të bizneseve për vitin 2024, bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), hedh dritë mbi hartën ekonomike të vendit.
Prishtina dominon bindshëm me një qarkullim vjetor prej 8,843,969,017 eurosh, duke lënë pas të gjitha komunat e tjera. Kjo shifër konfirmon rolin e Prishtinës si motori kryesor i ekonomisë së Kosovës.
Në vendin e dytë dhe të tretë, si qendra të rëndësishme ekonomike, renditen Graçanica dhe Prizreni, me shifra të larta të qarkullimit vjetor. Ndjekur nga Ferizaj, e cila dëshmon një aktivitet të fuqishëm ekonomik.
Në këtë panoramë ekonomike, Komuna e Suharekës pozicionohet si një nga qendrat me aktivitet të konsiderueshëm ekonomik, e teta me radhë. Ajo regjistroi një qarkullim vjetor prej 492,119.905 eurosh. Kjo shifër e vendos Suharekën në një grup me komuna si Gjakova, Lipjani dhe Vushtrria, duke treguar një vitalitet ekonomik që e dallon nga shumë komuna më të vogla.
Qarkullimi vjetor prej afër gjysmë miliard eurosh tregon se ekonomia lokale e Suharekës mbështetet në një bazë solide biznesesh, të cilat kontribuojnë ndjeshëm në punësimin dhe zhvillimin e përgjithshëm të rajonit. Këto të dhëna ofrojnë një pasqyrë të qartë të rolit të Suharekës si një nga pikat e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të Kosovës.