Pas 26 vitesh angazhim, Dr. Shefket Kolgeci i LDK-së tërhiqet nga gara për asamble
Asamblea komunale në Suharekë ka mbajtur sot seancën e 8-të të rregullt.
Në fjalën e tij një nga figurat e njohura të skenës politike lokale, Dr. Shefket Kolgeci, ka bërë të ditur se pas një periudhe 26-vjeçare të angazhimit politik nuk do të jetë më kandidat për asamble.
Në fjalën e tij para kolegëve asambleistë, Kolgeci ka theksuar se ky vendim shënon një kapitull të ri në jetën e tij dhe se është krenar për kontributin që ka dhënë ndër vite brenda Kuvendit Komunal.
Ai gjithashtu ka kërkuar ndjesë nga të gjithë asambleistët në rast se ndonjëherë, gjatë debateve politike, ka përdorur tone të ashpra apo ka ofenduar dikë. “Kërkoj falje nëse ndonjëherë kam lënduar apo ofenduar dikë, sepse gjithçka ka qenë pjesë e punës dhe debatit politik,” është shprehur Kolgeci.
Duke i uruar kolegët për vazhdimin e karrierës së tyre politike, ai ka veçuar edhe kandidatët për zgjedhjet e 12 tetorit, të cilëve u ka dëshiruar suksese dhe fitore.