Përfundon me sukses Turneu “Mërgimtari” 2025 në Reçan – klubi Ari Qeramik shpallet fitues

15.08.2025

Turneu “Mërgimtari” 2025 ka mbyllur dje edicionin e tij me sukses, duke sjellë ndeshje të mbushura me pasion, rivalitet dhe lojë të nivelit të lartë.

Në finalen emocionuese, skuadra Ari Qeramik arriti të triumfojë dhe të ngrejë trofeun.

Organizatorët, përmes një postimi në Facebook, kanë falënderuar të gjitha ekipet pjesëmarrëse për sportivitetin dhe garën e ndershme, si dhe tifozët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në çdo ndeshje.

Mirënjohje e veçantë është shprehur edhe për sponsorët dhe bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e këtij eventi sportiv, duke e bërë Turneun “Mërgimtari” një ngjarje të suksesshme edhe këtë vit.