Albion Rrahmani vazhdon formën e shkëlqyer, shënon sërish për Sparta Pragën
14.08.2025
Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani po kalon në një formë të jashtëzakonshme, duke vazhduar të jetë vendimtar për ekipin e tij.
Në ndeshjen e Conference League kundër Ararat Armenia, Rrahmani shënoi golin e epërsisë për Sparta Pragën në minutën e 23-të të takimit.
Ky ishte goli i pestë për Rrahmanin në vetëm tetë ndeshje këtë sezon, duke konfirmuar rolin e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës çeke.