Zhduken dy të rinj në Prizren
14.08.2025
Dy të rinj, një djalë dhe një vajzë, janë zhdukur mëngjesin e djeshëm në fshatin Nashec të Prizrenit.
Rastin e ka raportuar në stacionin policor të Prizrenit gjyshi i tyre, i cili ka deklaruar se nipi dhe mbesa e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
Sipas informacioneve, të dy të zhdukurit janë recidivistë. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.