Kryetari Muharremaj prezanton kandidatin për Asamblenë Komunale, Shkelqim Ramaj

11.08.2025

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar Shkelqim Ramajn nga fshati Reqan si kandidat për Asamblenë Komunale të Suharekës.

Ramaj, i diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Dega e Shkencave Politike, ka vite që është aktiv si pjesë e të rinjve në iniciativa të ndryshme, duke kontribuar në fuqizimin e brezit të ri dhe zhvillimin e vendlindjes.

Sipas prezantimit, vizioni i tij është të sjellë ide të reja në aktivitetet rinore dhe të ofrojë përkrahje për të rinjtë, duke e konsideruar këtë grup si forcën më të madhe të ndryshimit.