KEDS njofton për punime, të mërkurën dhe të enjten disa fshatra të Suharekës deri 9 orë pa energji elektrike

29.07.2025

Banorët e disa fshatrave në Suharekë duhet të jenë të përgatitur për ndërprerje të energjisë elektrike të mërkurën dhe të enjten më 30 dhe 31korrik, si pasojë e punimeve investive të KEDS-it.

E MËRKURË (30.07.2025) – Ndërprerja kryesore do të vijë nga Nënstacioni 110/35/10kV Theranda, duke prekur Daljen 10kV Mushtishti (kodi: 32000002). Ndërprerja do të jetë në dy faza:

  • Faza e parë: Nga ora 08:00 deri në 08:30
  • Faza e dytë: Nga ora 16:30 deri në 17:00

Kjo ndërprerje afatshkurtër do të prekë fshatrat Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci. Arsyeja për këtë ndërprerje është krijimi i kushteve të sigurta të punës pa tension dhe largimi i urave të tensionit të mesëm.

Përveç ndërprerjeve të shkurtra, KEDS ka njoftuar edhe një ndërprerje më afatgjatë për disa pjesë të fshatit Vraniq, gjithashtu nga Dalja 10kV Mushtishti. Kjo ndërprerje do të zgjasë nga ora 08:00 deri në 17:00 dhe do të prekë:

  • NS 10/0.4kV Vraniqi I (kodi: 32000002014)
  • NS 10/0.4kV Vraniqi IV (kodi: 32000002022)
  • NS 10/0.4kV Vraniqi te xhamia (kodi: 32000002055)

E ENJTE (31.07.2025) – Punime në projekte investive – Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10kV Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 08:00-08:30 dhe nga ora 15:00-17:00 Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci. Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension dhe largimi i urave.

Në TS 110/35/10 kV Theranda – Nga dalja 10 kV Mushtishti do të ndërprehet trafostacioni: TS 10/04kV Bukoshi I (kodi: 32000002009) prej orës 08:00 deri në ora 17:00.

Vendet: Bukosh. Arsyeja: Energjizimi i trafostacionit të ri, energjizimi i ormanit të ri me të gjitha daljet e 0.4 si dhe punime tjetra elektrike në kuadër të Lot 13-Mushtisht.