Miliona euro në lojë: Renditja e plotë e përfitimeve nga Kupa e Botës për Klube
Formati i ri i Kupës së Botës për Klube, i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të mos ketë sjellë risi të mëdha nga pikëpamja sportive, por ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm financiar për klubet pjesëmarrëse.
Shpërblimet monetare kanë qenë veçanërisht të majme, ku skuadra si Borussia Dortmund dhe Bayern Munich kanë arkëtuar shuma të konsiderueshme.
Blogu i njohur financiar “Swiss Ramble” ka bërë një analizë të detajuar të fitimeve për secilën skuadër, duke zbuluar shifrat mbresëlënëse që klubet kanë siguruar. Chelsea FC qëndron në krye të listës me një fitim marramendës, duke konfirmuar se turneu është shndërruar në një burim të rëndësishëm të ardhurash.
Renditja e plotë e fitimeve nga Kupa e Botës për Klube:
- Vendi i 10-të: Al-Hilal – 29.3 milionë euro
- Vendi i 9-të: Inter Milan – 31.5 milionë euro
- Vendi i 8-të: Palmeiras – 34.1 milionë euro
- Vendi i 7-të: Manchester City – 44.3 milionë euro
- Vendi i 6-të: Borussia Dortmund – 44.8 milionë euro
- Vendi i 5-të: FC Bayern Munich – 49.8 milionë euro
- Vendi i 4-të: Fluminense – 52.1 milionë euro
- Vendi i 3-të: Real Madrid – 70.6 milionë euro
- Vendi i 2-të: Paris Saint-Germain – 91.5 milionë euro
- Vendi i 1-rë: Chelsea FC – 98.1 milionë euro
Këto shifra tregojnë qartë se si formati i ri i turneut është bërë tejet i lakmueshëm, jo vetëm për prestigjin sportiv, por edhe për përfitimet e mëdha financiare që ofron.