Qeveria miraton vendime për investime në arsim, kulturë, infrastrukturë dhe punësim
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 264-të, ku ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme që prekin fusha kyçe si infrastruktura, arsimi, kultura dhe punësimi.
Në fokus të mbledhjes ishte miratimi i 580 mijë eurove për bashkëfinancimin e ndërtimit të Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës, si pjesë e mbështetjes për zhvillimin kulturor dhe arsimor në rajon. Po ashtu, janë rialokuar 1.2 milion euro për dhjetë projekte kapitale në komunat Dragash, Ferizaj, Gjakovë, Han i Elezit, Klinë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Prizren dhe Mamushë, në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal 2025.

Qeveria miratoi edhe nismën për lidhjen e një marrëveshjeje granti prej 1 milion dollarësh me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, për përgatitjen e projektit “Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit – Faza 2”, që do të ndihmojë në ndërtimin e një kornize kombëtare për sigurinë e digave në vend.
Përmes një vendimi tjetër, u transferuan 712,215 euro për obligime ndaj Federatës së Volejbollit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria ndau 2 milionë euro për mbështetjen e punësimit të qytetarëve nga komunitetet joshumicë, si pjesë e masës 1.9 që synon përfshirjen dhe integrimin e tyre ekonomik.