Gjetet pa shenja jete një 80-vjeçar në Drenas

23.06.2025

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Komunën e Drenasit, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, viktima është një mashkull kosovar, 80-vjeç, me inicialet L.M. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe autoambulanca, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

Aktualisht, rrethanat e plota të këtij rasti janë ende duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.