Tottenham fiton trofe pas 17 vitesh, mposht Manchester United në finalen e Europa Ligës!

22.05.2025

Tottenham Hotspur ka arritur të fitojë trofeun e Europa Ligës, duke mposhtur në finale Manchester United me rezultatin minimal 1-0.

Ky triumf i jep fund një pritjeje 17-vjeçare për një trofe nga ana e klubit londinez.

Goli i vetëm i ndeshjes, i shënuar nga Johnson në minutën e 42-të, doli të jetë vendimtar. Pavarësisht përpjekjeve të Manchester United për të barazuar rezultatin, Tottenham arriti të ruajë avantazhin deri në fund të ndeshjes.

Ky sukses shënon një moment të rëndësishëm për Tottenhamin dhe tifozët e tyre, të cilët kishin kohë të gjatë që prisnin një trofe. Fitorja në një finale kundër një kundërshtari të madh si Manchester United e bën këtë arritje edhe më të veçantë.