QKMF “Rexhep Kuçi” feston ditëlindjen dhe pensionimin e laborantit Durak Obrazhda
Një atmosferë festive mbizotëroi sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi”në Suharekë, ku u shënua ditëlindja e 65-të dhe pensionimi i laborantit të nderuar, Durak Obrazhda.
Durak Obrazhda, me mbi 40 vite përvojë pune në këtë institucion, u vlerësua për kontributin e tij të palodhur, punën kolektive, disiplinën e lartë dhe komunikimin shembullor me pacientët.
“Gjatë gjithë këtyre viteve të shërbimit të tij të palodhur, ai u dallua për punën kolektive, disiplinën dhe komunikimin shembullor me pacientët. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të thella dhe të pashlyeshme në institucionin tonë”, thuhet në njoftimin e QKMF “Rexhep Kuçi”.
Kolektivit i QKMF “Rexhep Kuçi” i uroi Durak Obrazhdës pensionim të mbarë, shëndet të mirë dhe jetë të gjatë plot lumturi pranë familjes, nipave, mbesave dhe miqve të tij.