Valdrin Halitjaha, i pari nga Suhareka që certifikohet si udhërrëfyes turistik

24.02.2025

Në një atmosferë festive dhe plot energji pozitive, GUIDEKS mbajti Kuvendin e shtatë vjetor të Anëtarëve të saj në ambientet historike të Kalasë së Vushtrrisë, në Vicianën antike.

Valdrin Halitjaha, i pari nga Suhareka që certifikohet si udhërrëfyes turistik Foto: Ilustrim

Ky takim shënoi një moment të rëndësishëm për turizmin në Kosovë, duke certifikuar 13 udhërrëfyes të rinj, të cilët kanë përfunduar një program rigoroz trajnimi.

Kuvendi vjetor shërbeu si një platformë për të prezantuar dhe miratuar raportet e punës dhe ato financiare për vitin 2024, si dhe për të përcaktuar objektivat e vitit 2025. Një nga pikat kryesore të takimit ishte miratimi i Rregullores së re për anëtarësi, e cila përfshin edhe një Kod Etik profesional për udhërrëfyesit turistikë.

Anëtarët e GUIDEKS patën gjithashtu mundësinë të njihen më nga afër me historinë e Vushtrrisë, nën udhëheqjen e Shukrane Begut, duke përfshirë një vizitë në Kalanë e qytetit.

Ceremonia e certifikimit ishte kulmi i ditës, ku 13 udhërrëfyes (6 kombëtarë dhe 7 lokalë) morën certifikatat e tyre pas një programi trajnimi të avancuar, i cili zgjati nga tetori 2024 deri në janar 2025. Kandidatët për udhërrëfyes kombëtar kanë kaluar përmes një kurrikule prej 200 orësh, ndërsa ata lokal me 90 orë. Gati gjysma e orëve ishte punë praktike, ndërsa pjesa tjetër teori, duke mbuluar tema të ndryshme me interes për profesionin.

Një nga momentet më të veçanta të ceremonisë ishte certifikimi i Valdrin Halitjahës, i cili u bë udhërrëfyesi i parë i certifikuar nga Komuna e Suharekës. Ky sukses tregon përkushtimin e GUIDEKS për të zgjeruar shtrirjen e trajnimeve dhe për të rritur numrin e profesionistëve të certifikuar në të gjitha komunat e Kosovës.

Trajnimi u ofrua nga trajnerë të certifikuar nga Federata Evropiane e Asociacioneve të Guidave Turistike (FEG) dhe profesionistë të ndryshëm të fushave përkatëse. Ky program i parë i trajnimit në Kosovë bazohet në Memorandumin e Bashkëpunimit mes GUIDEKS, MKRS, MINT dhe është përkrahur edhe nga Programi PPSE.

GUIDEKS vazhdon të jetë lider në trajnimin dhe certifikimin e udhërrëfyesve turistikë në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe promovimin e vlerave kulturore dhe historike të vendit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More