Ursula von der Leyen të enjten në Kosovë, takime me Haxhiun dhe Kurtin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Kosovën më 1 tetor, në kuadër të një vizite në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Foto: epa12225995 European Commission President Ursula von der Leyen attends the conclusions of the European Council meeting of 26 June 2025, during a session of the European Parliament in Strasbourg, France, 09 July 2025. EPA/GUILLAUME HORCAJUELO
Dostawca: PAP/EPA.
Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, von der Leyen do ta nisë vizitën të mërkurën, më 30 shtator, në Tiranë, ku do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministrin Edi Rama.
Të enjten, më 1 tetor, ajo do të qëndrojë në Kosovë, ku do të zhvillojë takime të ndara me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Gjatë së njëjtës ditë, presidentja e Komisionit Evropian pritet të vizitojë edhe Podgoricën, ndërsa më 2 tetor do të udhëtojë drejt Shkupit.
Vizita zhvillohet në kuadër të angazhimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
