Itali, fishekzjarri shpërthen papritur në duart e tre fëmijëve, një 12-vjeçari shqiptar i këputet gishti

04.01.2025

Një djalë 12-vjeçar shqiptar ka humbur një gisht pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në fshatin Linera të Santa Venerina, në provincën e Catanias.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më datën 1 janar në mbrëmje, rreth orës 20:00, teksa tre fëmijë po luanin në rrugë. Sipas dëshmive të para, fëmijët kanë gjetur një fishekzjarrë në tokë, i cili shpërtheu në duart e 12-vjeçarit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

I riu është transportuar urgjentisht në spitalin Cannizzaro të Katanias, ku iu nënshtrua një operacioni delikat për të rindërtuar gjymtyrët. Për fat të keq, gjendja e gishtit ishte shumë e rëndë dhe mjekët u detyruan ta amputonin.

Dy fëmijët e tjerë, të cilët u plagosën gjithashtu në shpërthim, janë transportuar në spitalin e Acireale. Njëri prej tyre është shëruar dhe është larguar nga spitali, ndërsa tjetri ka probleme të rënda në sy dhe ndodhet ende nën vëzhgim.