Nesër derbi lokal në Suharekë: FC Suhareka përballë FC Ballkanit në xhiron e 18-të
Tifozët e futbollit në Suharekë nesër do të shijojnë derbin lokal mes dy ekipeve të qytetit, FC Suharekës dhe FC Ballkanit, i cili do të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit.
Kjo ndeshje pritet të jetë një spektakël i vërtetë sportiv, pasi të dy ekipet kanë objektiva të rëndësishëm për të arritur në këtë sezon të Superligës së Kosovës.
FC Ballkani aktualisht renditet në vendin e dytë me 30 pikë, duke qenë 7 pikë larg liderit të tabelës, FC Drita nga Gjilani.
FC Suhareka, në anën tjetër, mban vendin e pestë me 25 pikë, vetëm 5 pikë larg FC Ballkanit.
Kjo diferencë e ngushtë mes ekipeve e bën ndeshjen jo vetëm një çështje prestigji lokal, por edhe një përballje vendimtare për renditjen në tabelë.
Nëse FC Ballkani arrin të marrë tri pikët nga kjo ndeshje, do të afrohet me vetëm 4 pikë diferencë nga lideri i Superligës, duke e mbajtur presionin e lartë mbi FC Dritën për titullin kampion.
Një triumf i FC Suharekës do të zvogëlonte diferencën mes dy ekipeve në vetëm 2 pikë, duke i dhënë FC Suharekës një motivim të madh për fazën e mbetur të kampionatit.