Sot mot i vranët me reshje lokale shiu

09.12.2024

Sot  në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht të vranët, por nganjëherë mund të ketë intervale kohore me diell.

Vende-vende priten reshje shiu e në viset malore reshje bore. Reshjet do të jetë të karakterit lokal dhe të herëpashershme. Temperaturat nga 0 deri në 8 gradë Celsius.

Nën ndikimin e ciklonit në Itali do të kemi vranësira të shpeshtuara edhe ditëve të ardhshme.

Reshjet do të shfaqen nganjëherë, ndërsa temperaturat shënojnë ulje graduale. Në mes të javës priten reshje të dobëta lokale bore kryesisht në Kosovë dhe viset kodrinore-malore të rajonit më gjerë