Derbi të zjarrta këtë fundjavë: Dortmund vs Bayern dhe Liverpool vs City
Kjo fundjavë premton të jetë një festë për të gjithë apasionuarit e futbollit, pasi dy prej derby-ve më të nxehta të kontinentit do të zhvillohen.
Bundesliga: Dortmund vs Bayern München sot, në orën 18:30, Signal Iduna Park do të dridhet nga emocione të forta. Borussia Dortmund do të presë Bayern München në një derbi gjerman që premton shumë. Dortmund, me 19 pikë, do të kërkojë të shkurtojë distancën nga Bayern, që kryeson klasifikimin me 29 pikë.
Premier League: Liverpool vs Manchester City të dielën, në orën 17:00, Anfield do të jetë skena e një tjetër përballjeje derbi anglez. Liverpool, aktualisht në krye të tabelës me 31 pikë, do të presë Manchester City, që ndodhet në vendin e tretë me 23 pikë. Një fitore për “the Citizens” do t’i afrojë ata vetëm 5 pikë nga kryesuesit. Ky derbi do të jetë vendimtar për të kuptuar se kush do të jetë pretendenti më i fortë për titull këtë sezon.