Aksident trafiku me të lënduar në Samadrexhë

14.11.2024

Një aksident trafiku me pasoja lëndimi ka ndodhur në fshatin Samadrexhë të komunës së Suharekës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites së së mërkurës.

Sipas informacioneve të para, shoferi, ndërsa ishte duke drejtuar mjetin e tij, ka humbur kontrollin për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë betoni.

Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi ka pësuar lëndime të ndryshme në trup. Ai është dërguar fillimisht në Spitalin e Prizrenit për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për kujdes të mëtejshëm.

Policia e Kosovës ka qenë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti.