Përfundon gjithçka, Ballkani e ‘gjunjëzon’ Trepçën në Suharekë
Klubi nga Mitrovica u befasua në Suharekë nga Ballkani me rezultat 3:2. Vendasit, që barazuan në ndeshjen e tretë pa gola ndaj Llapit, e nisën furishëm takimin duke shënuar me Artur Meganin. Ballkani e ka vazhduar serinë pozitive dhe vazhdon të jetë skuadër e pamposhtur, Skuadra e Ismet Munishit sot ka triumfuar përballë Trepçës ’89 […]
Klubi nga Mitrovica u befasua në Suharekë nga Ballkani me rezultat 3:2. Vendasit, që barazuan në ndeshjen e tretë pa gola ndaj Llapit, e nisën furishëm takimin duke shënuar me Artur Meganin.
Ballkani e ka vazhduar serinë pozitive dhe vazhdon të jetë skuadër e pamposhtur, Skuadra e Ismet Munishit sot ka triumfuar përballë Trepçës ’89 të pamposhtur deri në këtë javë, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 3-2, në kuadër të javës së 4-t të Superligës së Kosovës.
Ballkani ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Trepçës ’89 dhe tani ka përfunduar gjithçka në Suharekë, ku Ballkani arriti ta mposhtë njërën prej skuadrave të pamposhtur deri tani, me rezultat 3:2.
Ndërkohë java e katërt e Super Ligës në Kosovë ka filluar me duelin Ballkani – Trepça ’89, ku dy ekipet nuk kanë pësuar humbje deri më tani.
Në minutën e 11 u ekzekutua edhe një penallti për Ballkanin, por që u humbë nga kapiteni, Visa Berisha.
Ndërkaq në minutën e 12 nga një gabim i portierit në dalje, arriti ta shfrytzojë mirë Blend Baftiu, për të ja dhuruar golin e dytë Ballkanit.
Ndërsa goli përfundimtar dhe për një fitore bindëse erdhi nga Arbër Hoxha i cili këtë gol e shënoi në minutën e 50′.