AKP vendos në shitje një shitore në Kastërc, pronë e NSH “25 Maji”

30.10.2024

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur sot ceremoninë e shitjesë së aseteve 69.

Shitorja në fshatin Kastërc, Suharekë – përfshinë lokalin afarist në sipërfaqe prej 124.6 m² që ndodhet në fshatin Kastërc, ZK Kastërc Komuna e Suharekës. Toka ku ndodhet shitorja NUK është pjesë e kësaj shitje (është në emër të Komunës së Suharekës).  Pronësia e NSh-së bazohet në bazë të:  faturës së tatimit në pronë të KK, ky aset është në listën e aseteve të NSH-së si dhe është në formularin “analiza e lokalit/ndërtesës” e prezentuar nga NSh-ja.  Toka ku ndodhet shitorja NUK është pjesë e kësaj shitje. Toka është e regjistruar në emër të KK Suharekë. 

Sipas Geoportalit shitorja ka qasje në rrugë publike. Në informatën në të shkruar nga menaxhmenti i NSh-së lokali afarist në fshatin Kastërc ka sipërfaqe prej 134.52 m2. Sidoqoftë, nga matjet interne nga AKP-ja sipërfaqja është 124.6 m2. 

Duke u bazuar në Procedurat e Shitjes me tender publik të datës 31.07.2023 në nenin 2 paragrafi 3 në pikën 3.5 si dhe pika 3.6 e specifikon se:   Pika 3.5 – sipërfaqja nga matjet në terren ka përparësi në krahasim me dokumentet në nenin 2.3 dhe shërben si bazë për propozimin e aseteve/ndërmarrjeve të reja për shitje, vetëm në ato raste nëse nuk ka në dispozicion ndonjë nga dokumentet e përshkruara në nenin 2 paragrafi 2.