Zbulohen ngjyrat e Apple iPhone 16 Pro
Shtresa me shkëlqim e ngjyrës mund të ngjajë më shumë se çelikun që Apple ka përdorur vitet e kaluara por më rezistent ndaj gërvishtjeve.
Informatori Sonny Dickson u rikthye ditën e sotme me disa imitime të modeleve iPhone 16 duke treguar variantet e ngjyrave ku veçanërisht ngjyra bronz vjen për të zëvendësuar ngjyrën blu prej titanit tek modelet iPhone 15 Pro.
Konkretisht iPhone 16 Pro do të vijë në ngjyrë të zezë, bardhë, argjendtë dhe rozë artë sipas analistit të Ming-Chi Kuo. Imazhet e Dickson tregojnë atë çfarë mund të presim nga varianti rozë artë nga paraqitja dhe anon drejt një nuance prej bronzi.
Apple nuk përfshiu një version me ngjyrë prej ari në linjën iPhone 15. Sipas spekulimeve Apple do të përdorë një përpunim të përmirësuar të ngjyrimit dhe aplikimit të bojës çfarë do të rezultonte në një pamje me shkëlqim më të lartë sesa alumini i krehur tek seritë iPhone 15.
Shtresa me shkëlqim e ngjyrës mund të ngjajë më shumë se çelikun që Apple ka përdorur vitet e kaluara por më rezistent ndaj gërvishtjeve.
Gjenerata e ardhshme e linjës iPhone 16 do të vijë në mesin e muajit Shtator.
Etiketat
Ndërprerja globale e Microsoft-it prek edhe Kosovën, miliona përdorues pa qasje në shërbime
Aktuale para 12 dite
Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për mashtrimin e përdoruesve rreth privatësisë
Lajme para 34 dite
Lufta e Ftohtë e Inteligjencës Artificiale: Amerika ka fuqinë, Kina çmimin, Europa rregullat
Ndërkombëtar para 38 dite
Nis implementimi i Platformës Mbarëqeveritare, ministri Jagxhiu: Një hap drejt transformimit digjital të administratës publike
Lajme 14.07.2026
Sulm i dyshuar digjital ndaj bizneseve në Shqipëri, Google ndërhyn për rikthimin e vlerësimeve
Shqipëri 10.07.2026