Messi me rekord, lojtari i vetëm që çon shtetin e tij në shtatë finale
10.07.2024
Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar në finalen e madhe të Copa America pasi mposhti 2:0 Kanadanë.
Lionel Messi shënoi një gol, për t’i ndihmuar shtetit të tij të arrij një tjetër finale të madhe, shkruan Indeksonline
Madje, ylli i Inter Miamit bëhet lojtari i parë në histori që do luaj në shtatë finale me Kombëtaren e Argjentinës.
Kujtojmë që kampioni i botës tani pret fituesin e ndeshjes mes Uruguait dhe Kolumbisë për ta mësuar kundërshtarin e finales së 15 korrikut.