Apple prezanton modelet e reja iPad më 7 Maj
24.04.2024
Gjatë evenimentit pritet prezantimi i modeleve të reja iPad Pro dhe iPad Air së bashku me disa aksesorë si Apple Pencil dhe Magic Keyboard.
Apple njoftoi se do të mbajë një eveniment të veçantë më 7 Maj i cili do të transmetohet në Apple.com dhe YouTube.
Ftesa në eveniment titullohet “Lësho” dhe paraqet një vizatim artistik me Apple Pencil duke sugjeruar se iPad-et do të jenë në fokus të tij.
Gjatë evenimentit pritet prezantimi i modeleve të reja iPad Pro dhe iPad Air së bashku me disa aksesorë si Apple Pencil dhe Magic Keyboard.
Çfarë presim nga evenimenti:
- Dy modele të reja iPad Pro me çipin M3, ekrane OLED, korniza më të holla ekrani, ekran mat, karikim wireless MagSafe dhe ndryshime të tjera dizajni
- Dy modele të reja iPad Air me çipin M2 së bashku me një iPad Air të ri 12.9-inç me ekran mini-LED
- Një tastierë Magic Keyboard për iPad Pro me shasi prej alumini, trackpad më të madh dhe ndryshime të tjera dizajni
- Një Apple Pencil i ri me gjeste të reja dhe mbështetje për visionOS.
Apple unk ka lançuar një iPad të ri që prej fundit të 2022.
Etiketat
Ndërprerja globale e Microsoft-it prek edhe Kosovën, miliona përdorues pa qasje në shërbime
Aktuale para 12 dite
Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për mashtrimin e përdoruesve rreth privatësisë
Lajme para 34 dite
Lufta e Ftohtë e Inteligjencës Artificiale: Amerika ka fuqinë, Kina çmimin, Europa rregullat
Ndërkombëtar para 38 dite
Nis implementimi i Platformës Mbarëqeveritare, ministri Jagxhiu: Një hap drejt transformimit digjital të administratës publike
Lajme 14.07.2026
Sulm i dyshuar digjital ndaj bizneseve në Shqipëri, Google ndërhyn për rikthimin e vlerësimeve
Shqipëri 10.07.2026