Brenda një jave policia arreston 127 të dyshuar, 20 dërgohen në vuajtje të dënimit
Rastet e ndryshme që raportohen nga viktimat në Policinë e Kosovës shumëherë iu vënë pranga duarve të të dyshuarve për vepra të ndryshme penale. Në Kosovë çdo ditë arrestohen persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje, vjedhje, kërcënime, përdorimi dhe mbajtja e lëndëve narkotike, mbajtje e armëve e gjëra të […]
Rastet e ndryshme që raportohen nga viktimat në Policinë e Kosovës shumëherë iu vënë pranga duarve të të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.
Në Kosovë çdo ditë arrestohen persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje, vjedhje, kërcënime, përdorimi dhe mbajtja e lëndëve narkotike, mbajtje e armëve e gjëra të tjera.
Duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga data 21 deri më 27 nëntor të këtij viti janë arrestuar 127 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Poashtu, në këto statistika figuron edhe numri i personave të cilët pas arrestimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe në vuajtje të dënimit.
Për periudhën e njejtë kohore, (21-27 nëntor 2022) figuron se 92 persona janë dërguar në mbajtje dhe 20 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Data | Numri i personave të arrestuar | Numri i personave të dërguar në mbajtje | Numri i personave të dërguar në vuajtje të dënimit |
21 nëntor | 23 | 15 | 4 |
22 nëntor | 20 | 12 | 6 |
23 nëntor | 7 | 5 | 2 |
24 nëntor | 19 | 10 | 3 |
25 nëntor | 23 | 19 | 2 |
26 nëntor | 26 | 23 | 3 |
27 nëntor | 9 | 8 | 0 |
Totali: | 127 | 92 | 20 |