Brenda një jave policia arreston 127 të dyshuar, 20 dërgohen në vuajtje të dënimit

29.11.2022

Rastet e ndryshme që raportohen nga viktimat në Policinë e Kosovës shumëherë iu vënë pranga duarve të të dyshuarve për vepra të ndryshme penale. Në Kosovë çdo ditë arrestohen persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje, vjedhje, kërcënime, përdorimi dhe mbajtja e lëndëve narkotike, mbajtje e armëve e gjëra të […]

Brenda një jave policia arreston 127 të dyshuar, 20 dërgohen në vuajtje të dënimit Foto: © Hallka Marketing Agency

Rastet e ndryshme që raportohen nga viktimat në Policinë e Kosovës shumëherë iu vënë pranga duarve të të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.

Në Kosovë çdo ditë arrestohen persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje, vjedhje, kërcënime, përdorimi dhe mbajtja e lëndëve narkotike, mbajtje e armëve e gjëra të tjera.

Duke u bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga data 21 deri më 27 nëntor të këtij viti janë arrestuar 127 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Poashtu, në këto statistika figuron edhe numri i personave të cilët pas arrestimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe në vuajtje të dënimit.

Për periudhën e njejtë kohore, (21-27 nëntor 2022) figuron se 92 persona janë dërguar në mbajtje dhe 20 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Data Numri i personave të arrestuarNumri i personave të dërguar në mbajtjeNumri i personave të dërguar në vuajtje të dënimit
21 nëntor23154
22 nëntor 20126
23 nëntor752
24 nëntor19103
25 nëntor23192
26 nëntor26233
27 nëntor980
Totali:1279220