ATK për një javë mbledh 1 milion e 517 mijë euro borxhe
Adminisrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se javën që shkoi ka zhvilluar një aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore në 29 subjekte biznesore. Si rezultat i këtij aksioni ngjashëm edhe me aksionet tjera, të cilat janë ndërmarr në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes se Detyrueshme, janë inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej […]
Adminisrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se javën që shkoi ka zhvilluar një aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore në 29 subjekte biznesore.
Si rezultat i këtij aksioni ngjashëm edhe me aksionet tjera, të cilat janë ndërmarr në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes se Detyrueshme, janë inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro.
“Në kuadër të këtij aksioni kemi inkasim të borxhit total, si dhe inkasim me paradhënie në kuadër të marrëveshjeve që tatimpaguesit kanë hyre me ATK-në.
Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor.” thuhet në njoftim.