ATK për një javë mbledh 1 milion e 517 mijë euro borxhe

15.11.2022

Adminisrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se javën që shkoi  ka zhvilluar një aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore në 29 subjekte biznesore. Si rezultat i këtij aksioni ngjashëm edhe me aksionet tjera, të cilat janë ndërmarr në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes se Detyrueshme, janë inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej […]

ATK për një javë mbledh 1 milion e 517 mijë euro borxhe Foto: Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)

Adminisrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se javën që shkoi  ka zhvilluar një aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore në 29 subjekte biznesore.

Si rezultat i këtij aksioni ngjashëm edhe me aksionet tjera, të cilat janë ndërmarr në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes se Detyrueshme, janë inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro.

“Në kuadër të këtij aksioni kemi inkasim të borxhit total, si dhe inkasim me paradhënie në kuadër të marrëveshjeve që tatimpaguesit kanë hyre me ATK-në.

Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor.” thuhet në njoftim.