Sonte sfida e dytë për Golden Eagle Yllin në FIBA Europe Cup
Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli sot (e mërkurë) do të ketë ndeshjen e dytë në Grupin A të FIBA Europe Cup. Ylli është mysafir i skuadrës gjermane, Niners Chemnitz, takim që zhvillohet nga ora 20:00. Në takimin e parë, skuadra therandase pësoi nga Hapoel Galil Elion me shifrat 76:93, ndërsa Niners pësoi nga skuadra […]
Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli sot (e mërkurë) do të ketë ndeshjen e dytë në Grupin A të FIBA Europe Cup.
Ylli është mysafir i skuadrës gjermane, Niners Chemnitz, takim që zhvillohet nga ora 20:00.
Në takimin e parë, skuadra therandase pësoi nga Hapoel Galil Elion me shifrat 76:93, ndërsa Niners pësoi nga skuadra tjetër gjermane, Brose Bamberg me rezultat 85:89.
Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë. Ylli është pjesë e FIBA Europe Cup, pasi u eliminua në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Për kampionët e Kosovës kjo është paraqitja e parë në garat ndërkombëtare.