Një i vdekur dhe 930 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19. Sot janë shëruar 1,479 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 248,809. Në total numri i rasteve aktive është 8,702. Në 24 orët e fundit janë dhënë 65 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të procesit të vaksinimit e […]
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19.
Sot janë shëruar 1,479 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 248,809.
Në total numri i rasteve aktive është 8,702.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 65 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri tani janë dhënë 1.834.652 doza të vaksinës anti-COVID.
Deri më sot 824.248 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104.727 doza të treta dhe 1,514 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.