[DOKUMENT] Edhe 15 kamera të sigurisë i shtohen Qytetit të Suharekës
Nivelit të sigurisë në Komunën e Suharekës pritet që ti kontribuojnë edhe 15 kamera të sigurisë që do të vendosen brenda pak javësh në qytet. Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për furnizim me 15 kamera të sigurisë që në bazë të dosjes së tenderit vlera e parashikuar e këtij investimi pritet të jetë […]
Nivelit të sigurisë në Komunën e Suharekës pritet që ti kontribuojnë edhe 15 kamera të sigurisë që do të vendosen brenda pak javësh në qytet.
Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për furnizim me 15 kamera të sigurisë që në bazë të dosjes së tenderit vlera e parashikuar e këtij investimi pritet të jetë 11,235.55 EURO.
Në bazë të dosjes së tenderit të siguruar nga SuharekaOnline qyteti do të pajiset me 13 IP kamera statike, 1 kamerë fisheye dhe 1 kamerë rrotulluese prej 360 shkallë.
Gjithashtu dosja e tenderit parasheh që brenda vlerës së paraparë të furnizohet edhe me NVR, hard disk dhe paisje monitoruese për kamerat e vendosura.