Gastronomet paralajmërojnë ngritjen e çmimeve

13.03.2022

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, thotë për KosovaPress, se ngritje do ketë në të gjithë gastronominë. “Nuk është që do rritet vetëm çmimi i makiatos, ka ngritje pothuajse të gjithave produkteve në sektorin e gastronomisë si pasoj e kostos së lartë së prodhimit dhe kostos së lartë së transportit dhe furnizimit gjë […]

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, thotë për KosovaPress, se ngritje do ketë në të gjithë gastronominë.

“Nuk është që do rritet vetëm çmimi i makiatos, ka ngritje pothuajse të gjithave produkteve në sektorin e gastronomisë si pasoj e kostos së lartë së prodhimit dhe kostos së lartë së transportit dhe furnizimit gjë e cila ndikon në blerjen e produkteve nga furnitorët.. Nuk është kjo një lloj vendimi, kjo është gradualisht, shkon në përputhje me gjendjen dhe me krizën e cila vetëm po shkon duke u thelluar. Kemi pa edhe çmimet e vajit, miellit, sheqerit, kripës po ashtu edhe të kafes”, thotë Vranica.

Derisa presin takim me Ministrinë Financave dhe Ministrinë e Tregtisë, Vranica kërkon nga Qeveria rishqyrtimin e kërkesave të tyre.

“Nuk është qëllimi me rreziku konsumin, por nuk kemi zgjidhje tjetër. Ose duhet të rriten çmimet ose duhet të rritet infomaliteti brenda bizneseve të cilat dëshirojnë ta ruajnë stabilitetin e çmimeve. Qeveria, Ministria e Financave, Ministria Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë t’i shqyrtojnë heqjen ose uljen e disa prej tatimeve, kostos së prodhimit…TVSh- ja në 8 % do të ishte një përkrahje e jashtëzakonshme për sektorin tonë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të dalim sa me shpejtë nga kjo gjendje e krizës e cila po thellohet çdo ditë e më shumë”, tha ai.