Nesër ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Feronikeli

11.03.2022

Të shtunë në program janë dy përballje. Prishtina e cila sapo shënoi fitoren e parë në pranverë, e pret Ulpianën në “Fadil Vokrri”. Në duelin tjetër, Ballkani pritet që me lehtësi ta mposhtë Feronikelin në shtëpi dhe t’i arkëtojë tri pikë të rëndësishme në garën për titull. Të dielën, Drita udhëton drejt Klinës, ku e […]

Të shtunë në program janë dy përballje. Prishtina e cila sapo shënoi fitoren e parë në pranverë, e pret Ulpianën në “Fadil Vokrri”.

Në duelin tjetër, Ballkani pritet që me lehtësi ta mposhtë Feronikelin në shtëpi dhe t’i arkëtojë tri pikë të rëndësishme në garën për titull.

Të dielën, Drita udhëton drejt Klinës, ku e pret përballje aspak e lehtë me Dukagjinin.

Drenica në anën tjetër do të ketë punë me Malishevën, skuadër kjo që në Skenderaj shkon pas fitores fantastike ndaj Ballkanit.

Ndeshja kryesore e javës zhvillohet ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, ku pritet përballje tejet interesante pasiqë të dy skuadrat kërkojnë pikët e plota.

E shtune 12.03.2022

13:00 Prishtina – Ulpiana
13:00 Ballkani – Feronikeli

E diel 13.03.2022

13:00 Dukagjini – Drita
13:00 Drenica – Malisheva
13:30 Gjilani – Llapi