Prokuroria, nis grumbullimi i informacioneve për dy suharekasit që u nisën drejt Ukrainës
Ndërsa më vonë u bë e ditur se të njëjtit nuk kanë arritur që të futen në Ukrainë dhe janë kthyer mbrapsht. Lidhur me këtë bëhet Kallxo.com shkruan se njësia relevante e Policisë së Kosovës është në fazën e grumbullimit dhe verifikimit të informacionit në fjalë, dhe bazuar në kodin e procedurës penale do të […]
Ndërsa më vonë u bë e ditur se të njëjtit nuk kanë arritur që të futen në Ukrainë dhe janë kthyer mbrapsht.
Lidhur me këtë bëhet Kallxo.com shkruan se njësia relevante e Policisë së Kosovës është në fazën e grumbullimit dhe verifikimit të informacionit në fjalë, dhe bazuar në kodin e procedurës penale do të bashkëpunohet me prokurorinë përkatëse lidhur me këtë çështje.
Në anën tjetër Prokuroria Speciale në Kosovë ka nisur tashmë grumbullimin e informacioneve për dy kosovarët të cilët pretendohet se janë nga Suhareka dhe janë nisur drejt Ukrainës për të luftuar.
Kjo është konfirmuar nga Kryeprokurori Special, Blerim Isufaj, i cili për Kallxo.com ka thënë se tashmë ka nisur puna për këtë çështje.
Në Kosovë ekziston ligji i cili ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të vendit në lufta jashtë territorit tonë, ku sipas paragrafit 3 të nenit 3 të këtij Ligji thuhet se “Kushdo që merr pjesë në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht , në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite”.