Moti sot, kryesisht kthjellët dhe me diell
Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme edhe ditën e sotme, ndërsa ditën e premte do të ketë më shumë periudha të qetësisë, që mbajnë ndotësit ajror më të përqëndruar, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Erëra më të theksuara do të paraqiten sërish në fundjavë, që ndihmojnë […]
Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme edhe ditën e sotme, ndërsa ditën e premte do të ketë më shumë periudha të qetësisë, që mbajnë ndotësit ajror më të përqëndruar, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
Erëra më të theksuara do të paraqiten sërish në fundjavë, që ndihmojnë në shpërndarjen e ndotësve ajrorë, e indeksi edhe të shënojë përmirësim në vlera të pranueshme dhe të mira.
Temperaturat me tendencë të rënies, minimalet luhaten ndërmjet -3C e 1C, e maksimalet rriten deri në 11C.
Dominojnë erërat mesatare dhe mesatarisht të fuqishme nga verilindja me shpejtësi prej 5-12m/s, e vetëm ditën e premte fryjnë lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s. Shtypja atmosferike luhatet në vlera mbi normale, megjithë tendencave të rënies në fundjavë.