Nga e hëna automjetet obligohen ti kenë pajisjet dimërore
Në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, thuhet se nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore. Ndërkaq kushdo që nuk e respekton këtë rregull, gjobitet me gjobë prej 40 euro. “Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, […]
Në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, thuhet se nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.
Ndërkaq kushdo që nuk e respekton këtë rregull, gjobitet me gjobë prej 40 euro.
“Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafëve 1. ose 2. të këtij neni”, thuhet në këtë ligj.
Ndryshe edhe komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, tri ditë para fillimit të sezonit dimëror (15.11.2021) ka paralajmëruar drejtuesit e automjeteve për përgatitjet dimërore (paisjet e nevojshme) ti kenë me vete, sa i përket sigurisë në rrugë.
Ai gjithashtu apelon dhe kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët sa i përket rrjedhjeve të ujit nëpër rrugë, ku thotë se një veprim i tillë është i ndaluar dhe personat që bëjnë këtë veprim do të dënohen.