Suharekë, lëndohet një person në vendin e punës, inspektori e prokurori dalin në vendin e ngjarjes
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në një zdrukthëtari është lënduar. Po ashtu, bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë, rreth orës 13:47. Në […]
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në një zdrukthëtari është lënduar.
Po ashtu, bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë, rreth orës 13:47.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori dhe inspektori i punës dhe se rasti është në hetime.
“Rr. Skënderbeu, Suharekë. Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në një zdrukthëtari është lënduar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe inspektori i punës. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.