Zgjedhjet lokale, PZAP nis hetimet në QNR – mbi 350 ankesa nga kandidatët për Asamble
Të gjithë kandidatët për asamble të cilët dyshojnë se iu është bërë ndonjë e padrejtë në numërim kanë pasur mundësi të ankohen brenda 24 ore në PZAP. Ky afat ligjor tanimë ka përfunduar dhe në këtë institucion janë deponuar gjithsejtë 352 ankesa. Afati i dorëzimit të apeleve ka qenë deri dje në ora 16:00. Pas […]
Të gjithë kandidatët për asamble të cilët dyshojnë se iu është bërë ndonjë e padrejtë në numërim kanë pasur mundësi të ankohen brenda 24 ore në PZAP.
Ky afat ligjor tanimë ka përfunduar dhe në këtë institucion janë deponuar gjithsejtë 352 ankesa.
Afati i dorëzimit të apeleve ka qenë deri dje në ora 16:00.
Pas këtyre ankesave të shumta që ka pranuar Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), GazetaBlic mëson se ky institucion ka dërguar ekipet hetuese në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) me qëllim të hetimit të vendvotimeve para se të marrë vendim.